Veza e Pashkëve më e shtrenjtë në botë mund të jetë e juaja për 5 milion paund

Veza më e shtrenjtë në botë është zbuluar në kohë për Pashkë por pronari i saj kërkon disa miliona për të. “Veza Mirazh” ka më shumë se 1 mijë diamante të vogla në mbështjelljen e saj e jashtme me vlerë 1.5 milion paund, 100 nga të cilat kanë prerje unike. Vashi Dominguez, një argjendar dhe një shitës i unazave të martesës në websiten Vashi.com, ka kontaktuar privatësisht me pronarin e vezës. I zoti i vezës nuk do që ta shesë vezën, por Vashi Dominguez po punon në bindjen e pronarit anonim për ta shitur atë. Pronari anonim nuk kishte ndërmend që ta shiste vezën por Z. Dominguez beson se në qoftë se dikush bënë një ofertë të mirë deri në 5 milion paund, ata mund të jenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje.“Veza Mirazh është thjesht një nga bizhuteritë më të mira që është krijuar ndonjëherë.” – thotë ai.Me një çmim tillë , veza do të kushtoje sa një shtëpi e shtresës së lartë në Londër apo 30 herë sa çmimi i një super Ferrari 458. Megjithatë, Z. Dominguez beson se pronari mund të kërkojë akoma dhe më shumë.“Të kesh një objekt të till special do të ishte e shkëlqyer për dikë që nuk i ka fare problem paratë.” – shtoi ai.