Naço-gjyqtarëve: Do verifikohet çdo proces gjyqësor i zvarritur VIDEO
Ministri i drejtësisë Nasip Naço ka kërkuar nga gjyqtarët të reduktojnë në minimum zvarritjet e proceseve gjyqësore. Naço paralajmëroi se çdo të ketë kontrolle për zvarritjen e proceseve gjyqësore.Duke folur gjatë prezantimit të projektit "Për një drejtësi pa vonesa", që u zhvillua sot në Ministrinë e Drejtësisë, Naço theksoi se zvarritja e gjyqeve ul besimin e qytetarëve tek sistemi i drejtësisë.“Dua të sjellë në vëmendjen tuaj shqetësimin e një qytetari i cili prej vitesh mbahet peng i zvarritjes së pajustifikuar nga ana e gjykatës, i dekurajuar në maksimum nga neglizhenca e treguar në gjykim qytetari thekson se do të ishte më mirë që të kërkonte pushimin e çështjes dhe hapjen e një padie të re sesa të përballej me zvarritjet e pajustifikuara të çështjes. Këto shembuj jo vetëm që ndikojnë në perceptim negativ të qytetarëve, në uljen e besimit të tyre tek sistemi i drejtësisë por edhe në mohimin e të drejtës së palëve për një proces të rregullt gjyqësor. Kohëzgjatja dhe cilësia e gjykimit janë dy faktorë që ndikojnë në besimin e njerëzve tek sistemi i drejtësisë. I bëj thirrje të gjithë gjyqtarëve që në ndryshim nga praktikat e vërejtura deri më sot të marrin një rol më aktiv në përgatitjen, planifikimin, mbarëvajtjen e procesit të gjykimit duke marrë masat e nevojshme për reduktimin në minimum të proceseve gjyqësore” tha Naço.Gjithashtu Naço paralajmëroi se çdo të ketë kontrolle për zvarritjen e proceseve gjyqësore."Çdo tejzgjatje dhe zvarritje e pajustifikuar e proceseve gjyqësore do të jetë objekt verifikimi dhe kontrolli. Po kështu nga ana jonë do të tregohemi përkushtimin maksimal që projektet e reformimit, modernizimit dhe dixhitalizimit të sistemit gjyqësor të shkojnë deri në fund" tha ai.Ndërsa ambasadori i OSBE-së Florian Raunig tha se projekti synon të rrisë efiçencën e gjykatave.
"Dëshiroj tëtheksoj se një projekt si ky nuk është një projekt që mund të realizohet nga një njeri i vetëm, burrë apo grua qoftë!Më pëlqen të përsëris një fjalë të urtë: “Nëse do që të ecësh shpejt, ec vetëm. Nëse do që të shkosh larg, shko me shokë”. Ne nuk po përpiqemi që ta ndryshojmë praktikën e gjykatës për një ditë– ne duam një ndryshim që t’i qëndrojë kohës. Prandaj, duhet ta bëjmë bashkë këtë rrugë. Kontributi i çdo gjyqtari, prokurori, avokati, punonjësi policie dhe përfaqësuesi shteti është i nevojshëm për t’u dhënë një drejtësi efikase dhe efiçente gjithë qytetarëve shqiptarë. Prandaj jemi mbledhur këtu sot. Mesazhi kryesor që do të doja të ndaja me ju është qëangazhimi juaj ndaj kësaj qasjeje të re të Gjykatës së Krujës është i një rëndësie thelbësore. Për ta bërëçdo seancëkuptimplotë dhe produktive, nevojitet kontributi i çdo pjesëmarrësi në gjyq. Në fund të fundit, që të gjithë do të fitojmë nga seancat më produktive dhe gjyqet më të shpejta dhe që të gjithë duhet të ndërmarrim një rol aktiv për ta bërë këtë realitet" tha ai.Projekti "Për një drejtësi pa vonesa", po zbatohet në gjykatën e Krujës. Projekti është ideuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe projekti JuST i USAID-it dhe ka për qëllim uljen e numrit të seancave gjyqësore në çështjet civile dhe penale dhe bërjen e tyre më produktive.