Apeli i Alikos për ambasadën: Lazaratasit pro SHBA-së, hajdeni ta vizitoni VIDEO

"Lazarati ka qenë dhe do të jetë pro Amerikës" Ky është mesazhi që kryetari i bashkisë së Lazaratit, Dasho Alikaj i përcjell ambasadës amerikanë pak ditë pasi kjo e fundit urdhëroi punonjësit e saj të mos udhëtojnë drejt qytetezës të njohur për prodhimin e kanabisit.Aliko fton qytetarët amerikanë ta vizitojnë për të parë nga afër dhe për të mësuar të vërtetën, duke shtuar se ndërkohë që në kohën e komunizmit, shumë lazaratas u dënuan me burgim pasi donin Amerikën, sot shumë lazaratas janë pedagogë dhe qytetarë të nderuar në SHBA."Ne kemi marë kosto në vitet e monizmit sepse kemi qenë pro amerikanës këtë e ka vërtetuar sepse çdo shtëpi në Lazarat kishte nga një të dënuar dhe dëgjonte për Amerikën. Kemi pasur në çdo shtëpi të pushkatura sepse përkrahin Amerikën. Historikisht Lazarati ka pasur si bazë vetëm Amerikën. Sot janë 156 familje në Amerikë, ka pedagogë që janë universitet prestigjionze. Një nxënëse në shkollën e mesme që moi  Nxënësja në shkollën e mesme të SHBA që mori medalje nga Obama është një vajzë nga Lazarati.Lazarati është një qytezë  me të mira e të këqijat e veta. Por të mirat mposhtin të këqijat. I bëj thirrje të vijnë e ta vizitojnë nga afër të vijnë e të shohin të vërtetën", u shpreh Aliko.