Dita me "thyerje" e komunitetit rom, "përkëdhelja" e shtetit dhe harresa në mjerim
Është dita kushtuar romëve, e cila shërben për të shpalosur ndoshta në mënyrën më të mirë një realitet të dyanshëm me të cilin përballet ky komunitet.Për një ditë sytë janë mbi ta.Vëmendje përmes aktiviteteve të veçanta iu kushtua nga Kuvendi i Shqipërisë.Kryeparlamentari, Ilir Meta, Ministra e deputetë të majtë i mirëpriten në Kryesinë e Kuvendit.Siç e do tradita politike shqiptare, edhe në këtë aktivitet u ndjenë ndasitë partiake.Në takim, mungonin deputetët e djathtë.Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, i cili me marrjen e detyrës firmosi një urdhër që i shërbente strehimit të tyre, ishte në këtë ditë të veçantë me ta.Por të tjerë përfaqësues të këtij komuniteti, protestuan para Bashkisë së Tiranës për mungesën e një çatie mbi kokë.Por larg këtyre aktiviteteve të institucioneve shtetërore të përkrahuara edhe nga organizata jo qeveritare, ka një tjetër realitet. Është ai i verteti, me të cilin nisin e ngrysin ditën e tyre romët.Mes skamjes, papunësisë, strehimit dhe mungesës së edukimit. Janë lodhur me premtime dhe vendosin të bojkotonë vëmendjen e medias, e përmes tyre edhe atë të autoriteteve shtetërore.Për romët, mendojnë romët.Thirrjet e tyre për mbështetje i përcjellin tek parlamentaret shqiptarë këta fëmijë. Një thirrje e dëshpëruar, që deri më sot është dëjguar pak. Pasi për 8 mijë romë që jetojnë në Shqipëri, pak është bërë në kaq vite.