Rumani, djemtë torturojnë gjyshen duke e rrotulluar në ajër VIDEO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2014, 17:58
Policët po investigojnë një grup të rinjsh pasi ata bënë një video ku tregonte se si ata talleshin me një gjyshe në rrugë. Ngjarja ndodhi në fshatin Jilava të Rumanisë ku një nga djemtë kapi gjyshen duke e rrotulluar atë në ajër. Në video dëgjohen të qeshurat e djemve teksa argetohen duke parë skenën, ndërsa gjyshja bërtet nga frika. Gjyshja mundohet të largohet duke vrapuar por djali e ndjek dhe e kap duke e rrotulluar atë përsëri. Videoja u shpërnda në Facebook, dhe më pas u përhap shpejt nëpër mediat sociale.