Tiranë, aksident me motor, plagoset rëndë drejtuesi FOTO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2014, 17:33
Një person ka mbetur i plagosur rëndë ndërsa është aksidentuar me motor. Ngjarja është regjistruar në orët e pasdites së sotme në rrugën e Porcelanit në Tiranë, ndërsa nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
(Në foto motori i aksidentuar në rrugën e Porcelanit)I plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është transportuar me urgjencë në drejtim të Spitalit të traumës për marrjen e ndihmës mjekësore.Ndërkohë në vendgjarje kanë mbërritur dhe forca të policisë, të cilët kanë nisur hetimet mbi zbardhjen e plotë të aksidentit.