Dita e romëve, aktivitet sportiv për të burgosurit nga ky komunitet në burgun e Kosovës

Ne kuader te dites nderkombetare te romeve burgu i Kosoves ka organizuar nje aktivitet sportive per te argetuar te denuarit qe vuajne denimin ne kete institucion.Nje skuader minifutbolli nga qyteti i Lushnjes nga futbolllistet e moshave ka ardhur per tu perballur me skuadren e minifutbollit të romëve, te cilet vuajne denimin ne institutin e ekzekutimit te veprave penale ne Kosove te Lushnjes.Prezent ne kete aktivitet ka qene edhe nenprefekti i Lushnjes, Ilir Dervishi. Pasi kane pare nje ndeshje futbolli midis te denuarve te komunitetit rom dhe djemve te skuadres se moshave Lushnje, drejtuesi i burgut, Genci Fejzollari dhe Nenprefekti kane folur per rendesine qe kane keto aktivitete ne rehabilitimin e te burgosurve, pas ata jane pjese e shoqerise sone.Ne burgun e Kosoves vuajne denimin rreth 290 te denuar dhe nder ta edhe shume individë qe i perkasin komunitetit rom.Nje tjeter pike e diskutimeve ka qene dhe amnistia e ardhshme e dates 10 prill, e cila perfshin rreth 70 te burgosur nga 290 te ketij burgu.Nje pjese e perfituesve jane dhe shtetas te komunitetit rom, ne varesi te veprave penale per te cilat vuajne denimin.