Gjirokastër, kapen 150 kg drogë në një automjet, në kërkim poseduesi VIDEO

150 kilogramë lëndë narkotike janë sekuestruar nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër ndërsa është shpallur në kërkim transportuesi i saj, shtetasi me inicialet S.K nga Fieri.Operacioni i koduar "pasarela", është zhvilluar në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ku agjentët e antidrogës pasi kanë pikasur një automjet i cili qarkullonte me shpejtësi, janë vënë në ndjekje të tij për të bllokuar rrugën dhe ndalur automjetin. Drejtuesi i automjetit porsa ka parë që e ndiqte policia ka devijuar rrugën nacionale dhe është futur në rrugën dytësore në drejtim të fshatit Hormovë , ku pasi ka kaluar pacarelën, ka braktisur mjetin së bashku me lëndën narkotike dhe duke përfituar nga errësira është larguar në drejtim të malit mbi fshatin Hormovë.Në bagazhin e automjetit  dhe në sedilen e pasme u gjeten 120 pako, të mbështjella me natriban, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar si Mariuanë gjithsej 150 kilogramë . Automjeti dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë  e provës materiale. Shtetasi S.K, është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.