Vrasja e Karelit, Karamuço: Qeveria të reagonte fort, hetimet nga Greqia në kaos VIDEO
Qëndrimi i qeverisë shqiptare mbi vdekjen e Ilia Karelit në burgjet greke, nga torturat e ushtruara ndaj nga gardianët grekë, nuk ishte i duhuri.Për ekspertin e sigurisë, Ervin Karamuço, shteti shqiptar duhej ta kthente ngjarjen në fjalë në një kauzë për garantimin e të drejtave të shtetasve shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet helene.Eksperti i sigurisë është dyshues se drejtësia greke do tu shkojë deri në fund hetimeve lidhur me skandalin në burgun e Nigritas. Sipas tij, jo vetëm burgu por dhe autoritete të tjera duket se janë të interesuar ta mbyllin këtë çështje.Si ish-drejtues i mekanizmit kombëtar të parandalimit të tortures, Karamuço rrëfeu në Ora Live realitetin e prekur nga afër në burgjet greke. Ndërsa duke iu referuar raporteve ndërkombëtare, ai tha se në raporte del në pah ksenofobia, ku ushtrimi i dhunës, trajtimi çnjerëzor, torturat në këto burgje ushtrohen ndaj personave të huaj.Vdekja e Karelit, pasojë e akumulimit të madh të urrejtjes ndaj shqiptarëveKjo ngjarje që ndodhi nuk është një ngjarje sporadike. Vjen si pasojë e një akumulimi të madh të kësaj urrejtje ndaj shqiptarëve që kanë disa prej autoriteteve peritenciare në burgjet greke. Këto probleme i ka dhe policia greke, ka raste e raste që kanë ndodhur edhe deri diku dhe në ndjekje të atyre personave që u arratisën nga burgjet greke kohët e fundit, vrasjet e tyre të lënë të dyshosh se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. A ishin hakmarrje apo vrasje në respektim të përdorimit të armëve të zjarrit.Shteti shqiptar duhet të qëndronte fort, ta kthente në kauzë këtë ngjarjeNë gjykimin tim personal mendoj se ishte një ngjarje që ia vlente për të qëndruar fort. Një ngjarje që duhej të kthehej në një kauzë të fortë që gjërat në Greqi të fillojnë dhe të përmirësohen urgjentisht në respektim të drejtave të dënuarve shqiptarë që kanë vite që ankohen, raportojnë në Ambasadën tonë në Athinë, por dhe përmes familjarëve të tyre këtu, për të drejtat që u shkelen çdo ditë. Është një situatë, që po su fute për ta parë brenda atyre ambienteve nuk arrin ta kuptosh dot, është situatë diskriminimi e përditshme dhune ndaj personave të huaj, por më së shumti shqiptarëve për shkak edhe të numrit të madh nëpër burgje.Greqia është anëtare e BE, ka të miratuar akte ligjore e nënligjore sesi u kundërpërgjigjet akteve të dhunës që ndodhin nga të dënuar brenda burgjeve.
Hetimet, autoritetet greke dhe burgu duan të mbulojnë skandalinNë Shqipëri u prononcua së pari Avokati i Popullit, më pas Ministria e Jashtme dhe Ambasada jonë në Greqi. Autoritetet greke ndërmorën disa masa të menjëhershme për pezullimin e gardianëve nga puna që kryenin në atë institucion dhe më pas ka filluar një hetim që mund të zgjasë me muaj, me vite. Ajo që më shqetëson mua është se nuk ka pasur një filmim, shumë pak në disa sekuenca. Ata janë një grup solid dhe solidarë që nuk dotë dëshmojnë kundër njëri-tjetrit. Madje dhe personi që ka pranuar se është torturuar personi dhe mënyra si është torturuar tani është strehuar në psikiatri, do të thotë se deklararat e tij më pas mund të hidhen poshtë. Pra ka një situatë kaotike që mendoj që nuk shkon drejt zbardhjes së të vërtetës të kësaj situate dhe ngjarjes në terësi se çfarë ka ndodhur. Kjo më bën që të dyshoj se edhe autoritetet, përveç burgut duan të mbulojnë këtë skandal kaq të madh. Merre me mend anatemimi vjen nga vetë mediat greke, që thonë Guantanamo. Mediat greke i kanë dalur në mbrojtje për herë të parë të drejtave të të dënuarve shqiptarë. Është mjaft shokuese kur dëgjon për gjymtim dhe përçudnim të kufomës, pjesë e kësaj torture nuk janë një e dy siç mund të ndodhë dhe në burgjet tona, por janë riorganizuar rreth 12 veta funksionarë publikë për të ushtruar dhunë, torturë, trajtim çnjerëzor për disa orë. Kjo tregon një organizim, një frymë, ky është alarmi më i madh dhe për këtë duhet të shqetësohet shteti grek.Kushtet në burgjet greke ç’njerëzore, shqiptarët identifikoheshin me BerishënNuk e themi ne që është problematike, e thonë shumë raporte të Këshillit të Europës, të Komitetit të parandalimit të torturës, po ashtu dhe të nënkomitetit të parandalimit të torturës në OKB që kanë vizituar gjatë këtyre viteve Greqinë, kanë qenë raporte mjaft shqetësuese që i janë adresuar qeverisë greke, duke nënvizuar raste që nuk mund të konsideroheshin më sporadike, të torturës, trajtimit çnjerëzor dhe degradues në burgjet greke. Po ti shikoni dhe vëreni raportet e tyre, aty del në pah ksenofobia, pra ushtrimi i dhunës, trajtimi çnjerëzor, tortura janë ushtruar ndaj personave të huaj në këto burgje. Dhe kjo ka qenë këmbanë alarmi orej kohësh që i është adresuar shtetit grek dhe nuk janë vërejtur masa parandaluese që të ndryshonin situatën. Përkundrazi, në detyrën që kam pasur si drejtues i mekanizmit kombëtar të parandalimit të torturës jam njohur më afër me trajtimin në burgje të shqiptarëve dhe kemi vënë re ankesa që vetëm kur dilnim nga burgu kuptonim si ka mundësi që të tilla ngjarje dhe ankesa mund të merren në një burg të një shtetit që është anëtar i BE. Ne në Shqipëri nuk kemi probleme të tilla me të huajt, për aq kohë sa kam punuar në atë lloj funksioni s’ka pasur kurrë akte torture çnjerëzore dhe degraduese tek personat e huaj që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare si ato që referonin shqiptarët në burgjet greke. Dhe kanë qenë shumë shqetësuese, për më tepër dënime çnjerëzore të lënit pa bukë, pa ujë me ditë të tëra, më pas me izolime përtej afatit të parashikuar në masat disiplinore që merreshin për sjelje të pahijshme sipas rregullores së burgjeve. Në atë kohë që unë kam vizituar burgjet greke, personat nuk thirreshin në emër, thirreshin në emrin e ish-Kryeministrit, Berisha, Berisha, për ti identifikuar që ishin shqiptarë. Ky ka qenë një fakt që na ka shokuar. Ka qenë periudha 2009-2010, pse duhet të anatemoheshin këta njerëz me një politikë pro apo kundra qeveritarëve të asaj kohe grekë me Kryeministrin shqiptar. Kjo është tipike e një elementi ksenofobik.