Angli, hajduti i vjedh çantën invalidit dhe e hedh atë në tokë VIDEO

Ky është momenti shokues kur një hajdut pijanec i rrëmbeu çantën një njeriu të paralizuar. Hajduti ja mori me forcë çantën të paralizuarit duke e hedhur atë nga motori i tij i ecjes në tokë. Ngjarja ka ndodhur në Angli ku hajduti Daniel Jones e sulmoi invalidin 42 vjeçar kur ai po dilte nga supermarketi. Pamjet filmike e lëshuara nga policia tregojnë dhe momentin e rrugaçit 23 vjeçar që largohet me vrap pasi i mori çantën personit me aftësi të kufizuara.