Legalizimi i kanabisit, Rama në "Rai Uno": Eshtë herët për të folur VIDEO

Edi Rama, ka preferuar që për Lazaratin të flasë për mediat në Itali. Për Rai Uno, Kryeministri thotë se legalizimi i marijuanës është një temë e parakohshme që nuk i takon Shqipërisë."Legalizimi i marijuanës është një diskutim të cilin do të preferoja të mos e bëja. Pastaj nuk i takon Shqipërisë të shkojë më tutje, të marrë një vendim të tillë, kur çështja e legalizimit të marijuanës mbetet ende një temë e hapur në vende më të zhvilluara se ne në BE. Për momentin jemi të të përqëndruar tërësisht në një luftë me tolerancë zero kundër krimit të organizuar dhe çdo lloj trafiku" deklaron ai.Ndërkaq edhe trafiqet e paligjshme përmes Otrantos, Rama nuk i sheh të lidhura ngushtë me vendin tonë, por me gjithë Europën."Ka shumë punë për të bërë në nivelin europian për Mesdheun nga Europa, pasi vijnë shumë emigrantë nga të gjitha anët dhe siguria e deteve është e lidhur me një fakt shumë të thjeshtë, duhet të shkojmë përtej atyre gjërave që jemi mësuar të bëjmë pasi, Europa e gjitha ecën me hap të ngadaltë, problemet rriten me shpejtësi"thekson Rama.Rai Uno për emisionin " Porta a Porta " të Brunos Vespës ka intervistuar dhe Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, per te cilin Lazarati nuk duhet luftuar por shpëtuar.