Kukan: Pa politikë konsensuale, s`ka hapa përpara për statusin kandidat në BE
Kreu i delegacionit të PE-së për Evropën Juglindore, Eduard Kukan ka paralajmëruar klasën politike se duhet të arrijnë konsensus nëse duan që Shqipëria të ecë përpara drejt BE-së.Ndërsa ka folur në konferencën “Ballkani Perëndimor dhe Integrimi Europian”, Kukan ka deklaruar se pa politikë konsensuale, pa vijimësi të një situate politike të qetë, nuk ka hapa përpara për statusin.Ndërkaq Këshilltari i posaçëm, ish-kryetari i Asamblesë të OSBE-së Riccardo Migliori ka vlerësuar kontributin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit.“Falë PD-së, zgjedhjet e vitit 2013 në Shqipëri, kanë qenë më demokratike dhe më të mira” është shprehur ai.Ndërsa President i PPE-së Joseph Daul është shprehur se e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Europian dhe në Europën e vlerave të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë.Në në konferencën e katërt “Ballkani Perëndimor: Nga stabilizimi në asociim”, e cila organizohet në Bruksel nga grupi parlamentar i PPE-së në Parlamentin Europan merr pjesë edhe kreu I PD-së Lulzim Basha