Gjici e nis me dorë të hekurt, Prefekti: Ndëshkim abuzimeve e korrupsionit VIDEO

Prefekti i Kukësit, Safet Gjici, ka paralajmëruar masa të forta ndëshkimore ndaj të gjithë drejtuesve të institucioneve, te cilet do te abizojne me detyrat e tyre.Gjatë një takimi të mbajtur me drejtuesit e ndërmarrjeve dhe institucioneve, Gjici ka theksuar se do i jepet fund nepotizmit dhe marrjes në punë të qytetarëve përmes ryshfetit.Ai ka theksuar se nuk do të ketë asnjë tolerim për asnjë nga drejtuesit nëse ata shkelin ligjin, kjo referuar ankesave te shumta te qytetaretve te mberritura ne zyren e tij ne me pak se nje jave qe ai kryen kete funksion.Sipas tij, beteja ndaj korrupsionit do të jetë një proces i pandalshëm dhe i pandërprerë i bazuar në llogaridhënie dhe transparencë, ku do të realizohen analiza periodike dhe sisteme efiçente për shqyrtimin e ankesave të qytetarëve për çdo rast të denoncuar.