Kate Winslet refuzon që të firmosë fotografine e saj nudo!
Kanë kaluar rreth 17 vite që nga momenti kur Kate Winslet ka lujatur përkrahë Leonardo Dicaprios në filmin Titanic, dhe mesa duket fansat e saj ende nuk e kanë harruar skenën kur ajo shfaqet e zhveshur. Madje njëri prej tyre e bëri që te ndihej në siklet teksa po merrte pjesë në premierën e filmit të saj më të ri të qaujtur 'Divergent'.Kate u shfaq me një fustan të kuq dhe pasi nisi që të pozonte për aparatet fotografike, po nënshkruante autografe për fansat e saj. Njëri prej tyre I ka kërkuar që të firmos një vizatim të përngjashëm me atë që ka bërë Jack një rol I luajtur nga Leonardo Dicaprio ku ajo shfaqej e zhveshur.
Në nje intervistë që aktorja ka dhënë u shpreh :"Unë nuk e kam firmosur atë. Nuk më bëri që të ndihem mirë prandaj refuzova që te jepja autograf. Nuk e kuptoj përse njërëzit e bëjnë një veprim të tilllë dhe kjo nuk është hera e parë. Kanë kaluar 16 ose 17 vite, përse duhet kujtuar ajo skenë?!" U shpreh 38 vjecarja.
Më pas ajo vazhdoi që të pohonte: 'Por ndonjëherë kur e mendoj them se është shumë për të qeshur. Mbështetësit e mi duhet të kuptojnë që fotografi ose vizatime të tilla unë nuk do t`I firmos asnjëherë.' Përfundoi ajo.