BE kërcënon Korenë e Veriut me sanksione shtesë

Bashkimi Evropian ka kërcënuar Korenë e Veriut me sanksione të reja, duke e dënuar atë për lëshimin e raketës me rreze të gjatë veprimi.“Bashkimi Evropian do të shqyrtojë një përgjigje të përshtatshme, në konsultim të ngushtë me partnerët kryesorë”, ka thënë përmes një deklarate për media shefja për politikë të jashtme e BE-së, Catherine Ashton duke shtuar se Koreja e Veriut,  ka shkelur ligjin ndërkombëtarKoreja e Veriut ka lëshuar sot raketën, e cila ka vendosur një satelit në orbitën e Tokës.Phenjani e ka të ndaluar me rezolutat e Kombeve të Bashkuara që të kryejë prova të tilla raketore.Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera thonë se shteti komunist teston raketa me rreze të gjatë, në përpjekje për të zhvilluar raketën interkontinentale balistike, të aftë për të transportuar koka bërthamore.Phenjani i mohon akuzat.