Paralajmërohen arrestime të zyrtarëve, Ratel: Shqetësim korrupsioni dhe krimi organizuar
Arrestime në nivelet më të larta të skenës politike në Kosovë. Kjo është paralajmëruar nga Kryeprokurori i EULEX-it, Jonathan Ratel, se do të ndodhë së shpejti dhe se akuzat do të jetë ato të krimit të organizuar dhe korrupsionit.Ratel në një intervistë televizive nuk ka dhënë ndonjë emër, por ka deklaruar se janë në proçedim dhe ndjekje hetimore të këtyre rasteve.I pyetur nëse ndër ta ka emra të zyrtarëve të lartë, Ratel ka deklaruar prerë se funksionarë të lartë po e përdorin pushtetin për tu pasuruar."Ata po e vjedhin të ardhmen e rinisë së Kosovës dhe ne pikërisht me këtë çeshtje po merremi"- ka theksuar kryeprokurori I EULEX në Kosovë.Ratel tha se në total janë 374 raste, që janë hetuar dhe po hetohen nga Prokuroria speciale e Kosovës.Shqetësimin më të madh sipas Ratel e përbëjnë rastet e lidhura me korrupsion qeveritar, krime të organizuara në ndërtime, infrastrukturë rrugore, e shumë fusha të tjera.