Vulin kërkon nga OKB-ja raport për bombardimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2014, 18:57
Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, i ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin, ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara që të sigurojnë raportin për "pasojat e bombardimeve të Serbisë me uranium të varfëruar", më 1999.“Nga ky vend kërkoj nga OKB-ja që të sigurojë raportin për bombardimet me uranium të varfëruar, ku kanë rënë bombat, ku na e kanë helmuar ujin, ajrin, tokën”, ka thënë Vulin në Leposaviq, raporton B92.Komentet e tij vijnë në 15-vjetorin e ndërhyrjes së forcave ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.