SHBA-NATO kundër aneksimit rus të Krimesë, Moska dënon sanksionet

Rusia nuk ka pranuar të tërhiqet përballë sanksioneve amerikane dhe evropiane të vendosura lidhur me aneksimin e Krimesë nga Moska. Veprimet e fundit të Rusisë kanë shkaktuar shqetësime në radhët e fqinjëve të Rusisë dhe janë pasuar nga paralajmërime të reja nga Uashingtoni:Para syve të trupave ukrainase, forcat paraushtarake pro-ruse shpërthyen dyert e komandës së marinës ukrainase dhe iu vunë ndryshimeve në dekor dhe në masat e sigurisë.Në Uashington, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen e cilësoi agresionin rus një thirrje për zgjim:"Ky është kërcënimi më i rëndë ndaj sigurisë dhe stabilitetit evropian që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë”.Zoti Rasmussen e krahasoi Rusinë me një vend arrogant dhe tha se veprimet e Moskës kanë detyruar NATO-n të pezullojë planifikimin e një misioni të përbashkët për të shkatërruar armët kimike të Sirisë.NATO-ja është e hapur për dialog, por ai tha se siguria e vendeve anëtare është parësore:"Aleanca e Atlantikut Verior nuk është lëkundur dhe nuk do të lëkundet”.Këtë mesazh përsëriti edhe Nënpresidenti Joe Biden në Lituani, para fqinjëve të tronditur në rajonin e Baltikut."Për sa kohë që Rusia vazhdon kursin e errët, ajo do të ndeshet me izolim politik dhe ekonomik në rritje.”Në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Ambasadorja amerikane Samantha Power u hodh në një sulm të ri:"Rusia njihet për kontributin e madh ndaj letërsisë botërore dhe ajo që dëgjuam nga ambasadori rus tregon se ai ka më shumë imagjinatë se Tolstoi apo Çehovi”.Ajo e akuzoi Rusinë se po riharton kufijtë. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi dje se sanksionet ekzistuese dhe sanksionet e reja që po planifikohen do të garantojnë se Rusia do ta paguajë shtrenjtë.Por Rusia mbetet e vendorus. Gjykata e saj kushtetuese miratoi dje ligjin që i jep autoritetet Presidentit Putin të përfundojë aktet e fundit të aneksimit të Krimesë.Ndërkaq, ligjvënësit rusë nuk i përfillën kërcënimet e Perëndimit:"Çdo sanksion që mund të vendoset kundër disa zyrtarëve rusë është një akt i vogël hakmarrjeje dhe nuk do të përmbushë ndonjë synim”.Rusia po çimenton kontrollin mbi Krimenë, si me forcë, ashtu edhe me simbole. Shkronjat ruse mbi fasadën e parlamentit të Krimesë janë simbolika e këtyre zhvillimeve historike.