Ministria e Financave publikon listën e detyrimeve të prapambetura

Hapet drita jeshile për borxhet e biznesve, të cilët do të marin paratë që në fillim të javës tjetër. Bizneset do të marrin rimbursimin e TVSH-së që në fillim të javës tjetër si dhe do të nisë shlyerja e detyrimeve të prapapambetura.Njoftimi është bërë zyrtar nga Ministria e Financave, e cila deklaron se janë rreth 7.4 miliardë lekë që do të jepen për këtë proçes.Fatura e rimbursimit të TVSH-së pritet të rritet me aprovimin e kërkesave të bëra përpara fundit të vitit 2013. Gjithashtu Ministria e Financës publikoi listën e detyrimeve të prapambetura për punët publike dhe rimbursimin e TVSH, vlera e të cilave arrin në rreth 27.4 miliardë lekë.Grupi që ka shumën më të madhe të detyrimeve të prapambetura janë punët publike, me rreth 14.7 miliardë lekë .Kjo shumë parash janë fatura me informacion të plotë, për të cilat pagesat do të fillojnë menjëherë gjatë javës në vijim, pas verifikimeve finale rutinë të dokumentacionit brenda proçedurave të thesarit.Rreth 5.3 miliardë lekë janë fatura që kërkojnë plotësim/saktësim informacioni, që do të bëhet shumë shpejt nga institucionet përkatëse për t'u renditur sipas datës në listpagesat e faturave.Një grup tjetër pagesash që ka të bëjë me shpenzimet korrente (shërbime, vendime gjyqësore), me vlerë rreth 5 miliardë lekë, është duke u finalizuar dhe do publikohet dhe do fillojë të proçesohet brenda dy javëve në vijim.Ministria mbetet e gatshme për të ndjekur me institucionet përkatëse dhe thesarin të gjitha rastet që, për arsye të ndryshme, kanë mbetur jashtë këtyre listave. Duhet theksuar që listat janë për punime/shërbime, për të cilat është lëshuar faturë.Punimet/shërbime të kryera, për të cilat nuk është lëshuar faturë, duhet të ndjekin të gjitha hapat deri në lëshimin e faturës dhe duhet të përfshihen në buxhetin e vitit aktual.Pagesat e punëve publike janë kryesisht në sektorët e infrastrukturës (mbi 90%), arsimit (5.4%), shëndetësisë (0.2%).