Ukrainë, ushtria në gatishmëri pas kërcënimeve të Rusisë
Ushtria e Ukrainës është vënë në gadishmëri pas kërcënimeve të presidentit rus Vladimir Putin se Moska do të zbarkojë trupat në Gadishullin e Krimesë, me argumentin se po mbron popullsinë etnike ruse në këtë pjesë të Ukrainës.
Vendimi u mor nga presidenti i përkohshëm i Ukrainës ukrainas, Olexandr Turchynov i cili ka theksuar se urdhëri i gatishmërisë maksimale është dhënë për të shmangur çdo të papritur. Por aikërkoi nga ukrainasit të ruajnë qetësinë dhe të shmangin provokimet.
Agjencia e lajmeve “Associated Press” raporton se de facto Rusia ka zbarkuar ushtarakisht në Krime, para se të merrej vendimi në Moskë. Sipas kësaj agjencie të paktën 6 mijë trupa zbarkuan brenda të premtes dhe në orët e para të së shtunës, ndërkohë që të tjerë vazhdojnë t’u bashkohen.
Dhoma e Lartë e Parlamentit të Rusisë, votoi dje unanimisht për miratimin e përdorimit të forcave të armatosura të Rusisë në Ukrainë.Votimi i sotëm u bë pak kohë pasi presidenti, Vladimir Putin, kërkoi autorizim për vendosje të ushtarëve me qëllim që të mbrohen jetët e rusëve etnikë dhe forcat e armatosura ruse, me bazë në rajonin e Krimesë në Ukrainë.Putin ka thënë se trupat ruse ndoshta do të duhen të qëndrojnë në Ukrainë derisa të “normalizohet” situata politike në këtë vend.Ndërkohë Bashkimi Europian ka dënuar ashpër vendimin e Rusisë duke e quajtur “të papranueshëm” shkeljen e integritetit dhe sovranitetit të Ukrainës.