Sulmohet aeroporti i Krimesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2014, 07:30
Persona të armatosur raportohet se kanë sulmuar aeroportin në kryeqytetin e Krimesë, Simferopol.Agjencia Interfax raporton se rreth 50 persona me uniforma kanë marrë kontrollin e aeropotit rreth mesnatës, sipas kohës lokale.AFP ka raportuar më vonë se aeroporti është duke funksionuar normalisht, porse atje ndodhen disa njerëz të armatosur.Kjo ndodh një ditë pasi persona të armatosur kanë pushtuar Parlamentin e Krimesë dhe ndërtesat rajonale qeveritare.Për sot, presidenti i përmbysur i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka paralajmëruar konferencën e parë për media, që kur është larguar nga Kievi. Ai pritet të flasë nga qyteti rus, Rostov-on-Don.