Rusi, Dhoma e Lartë miraton dërgimin e trupave në Ukrainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2014, 18:18
Dhoma e Lartë e Parlamentit të Rusisë, ka votuar unanimisht për miratimin e përdorimit të forcave të armatosura të Rusisë në Ukrainë.Votimi i sotëm u bë pak kohë pasi presidenti, Vladimir Putin, kërkoi autorizim për vendosje të ushtarëve me qëllim që të mbrohen jetët e rusëve etnikë dhe forcat e armatosura ruse, me bazë në rajonin e Krimesë në Ukrainë.Putin ka thënë se trupat ruse ndoshta do të duhen të qëndrojnë në Ukrainë derisa të “normalizohet” situata politike në këtë vend.Kryetarja e Këshillit të Federatës, Valentina Matvieyenko, tha se kjo dhomë i bënë thirrje presidentit Putin që të tërheq ambasadorin rus në Shtetet e Bashkuara.