FBI kishte informator që takoi Bin Ladenin
Një informator i Byrosë Federale amerikane të Hetimeve, FBI ka pasur kontakt me Osama bin Laden tetë vjet para sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara, raporton një gazetë amerikane.Spiuni i FBI-së brenda rrjetit terrorist al-Kaida është takuar me Bin Laden dhe e dinte se ai donte që të financojë këto sulme, shkruan gazeta "The Washington Times" dhe "NBC News".Informatori kishte punuar si shofer dhe ishte njeri i besueshëm i predikuesit radikal egjiptian Omar Abdel Rahman, sheiku i verbër i cili është në burg që nga viti 1993, për sulmin në Qendrën Botëtore të Tregtisë në New York.Rahman pretendohet se i ka thënë informatorit që "nëse të duhen para, shko drejtpërdrejt te Osama dhe thuaj se të kam dërguar unë".Sipas këtyre raporteve, as Kongresi Amerikan dhe as Komisioni 9/11 nuk e kanë ditur për këtë informator të FBI-së, pavarësisht hetimeve të zgjeruara për sulmet që vranë afro 3,000 njerëz pas rrëzimit të kullave binjake.Bin Laden është vrarë në shtëpinë e tij në Pakistan, pas një operacioni të forcave speciale të Shteteve të Bashkuara në vitin 2011.