Obama paralajmëron Rusinë: Çdo ndërhyrje në Ukrainë, do të prodhonte kosto

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se është thellë i shqetësuar për raportet për lëvizjet ushtarake ruse në Ukrainë.Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Obama tha se “do të ketë kosto” për Moskën, nëse do të ketë çfarëdo intervenimi ushtarak rus në Ukrainë.Më tej presidenti Obama theksoi se çdo dhunim i sovranitetit të Ukrainës dhe integritetit territorial të saj do të ishte “thellësisht destabilizues” dhe paralajmëroi se “Shtetet e Bashkuara do të jenë përkrah komunitetit ndërkombëtar.“Megjithatë, ne tani jemi thellësisht të shqetësuar nga raportet për lëvizjet ushtarake të ndërmarra nga Federata Ruse brenda Ukrainës. Rusia ka marrëdhënie historike me Ukrainën, përfshirë lidhje kulturore dhe ekonomike dhe kapacitetin ushtarak në Krime, por çfarëdo shkeljeje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, do të jetë thellësisht destabilizues”, deklaroi Barack Obama.Ukraina akuzon forcat ruse në Detin e Zi se janë përpjekur të pushtojnë dy aeroporte në Krime, por sipas tyre, ishin forcat e sigurisë së Ukrainës që ndalën marrjen e tyre nën kontroll nga rusët.Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, e karakterizoi më herët prezencën në aeroport të njerëzve të armatosur e të paidentifikuar, të cilët mbanin veshur uniforma pa shenja identifikuese, ai një “pushtim i armatosur”.Kriza e Ukrainës ka përfshirë të gjithë botën tashmë, teksa presidenti i Këshilit të Sigurisë në OKB ka zhvilluar takime private mbi zhvillimet e fundit, ndërkohë që liderët botërorë kanë bërë thirrje që grupet e armatosura të mos përpiqen të sfidojnë sovranitetin e Ukrainës.