Krimea shpërndan qeverinë, cakton referendum
Parlameti në republikën autonome të Ukrianës, Krimea, ka shpërndarë qeverinë e republikës dhe ka planifikuar votime për të ardhmen e gadishullit.Në Krime, ku shimica e banorëve janë pro-rusë, janë rritur tensionet që nga rrëzimi i presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych.Në një seancë të jashtëzakonshme të enjten, ligjvënësit kanë thënë se qeveria e Anatoliy Mohyliovit nuk e ka kryer në mënyrë të kënaqshme punën e saj.Ligjvënësit po ashtu kanë miratuar mbajtjen e një referendumi me pyetjen: a duhet të forcohet autonomia e Krimesë nga qeveria qendrore e Ukrainës.Referendumi është caktuar për 25 maj, ditën që autoritetet e reja të Ukrainës kanë caktuar për zgjedhjet presidenciale.Në mesin e tensioneve mes Rusisë dhe Perëndimit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen u shpreh “i shqetesuar për zhvillimet në Krime dhe i bëri thirrje Rusisë të mos ndërmarrë veprime që mund të përshkallëzojnë më tej tensionet”.Përmes nje deklarate ministrat e NATO-s ne Bruksel deklaruan se do të vazhdojnë të mbështesin integritetin territorial te Ukrainës”. Shtetet e Bashkuara paralajmëruan kundër çdo ndërhyrje ushtarake të Rusisë në Ukrainë.Trupat ruse vazhduan stërvitjen ushtarake për të dytën ditë, në qendër dhe perendim të vendit. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se “po kryehen patrullime ajrore nga avionet ushtarake në rajonet kufitare”. Të mërkurën, presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi zhvillimin e një stërvitjeje ushtarake, për të testuar gatishmërinë e ushtrisë në qendër dhe perendim të Rusisë, në afërsi të kufirit me Ukrainën.Të enjten, Viktor Janukovic, i cili vazhdon ta konsideroje veten, udheheqesin legjitim te Ukraines, përmes një deklarate, i kërkoi Moskës t’i garantojë sigurinë. Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se presidenti i rrëzuar i Ukrainës, Viktor Yanukovych, planifikon të mbajë një konferencë për media të premten, nga qyteti rus Rostov-on-Don.Ndërkaq Arseniy Yatsenyuk, njëri prej udhëheqësve kryesorë të demonstratave anti-qeveritare në Ukrainë, është konfirmuar si kryeministër i ri i shtetit.Parlamenti i Ukrainës e ka votuar me shumicë votash në seancën e së enjtes.Duke iu adresuar ligjvënësve, Yatsenyuk ka paralajmëruar vendime “jopopullore” për të zgjidhur krizën ekonomike që ka kapluar Ukrainën.Ai u zotua se do të nënshkruaje Marrëveshjen e Stabilizimin Asociimit me Bashkimin Evropian, por edhe se Kievi dëshiron të ketë partneritet me Rusinë.Yatsenyik tha se qeveria e tij do të ruaj unitetin territorial të Ukrainës, duke thënë se Krimea “është dhe do të mbetet pjesë e Ukrainës”.