Kerry: Stërvitjet e Rusisë s’lidhen me Ukrainën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2014, 08:00
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se ka marrë garanci nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, se stërvitjet masive ushtarake të Rusisë nuk lidhen me krizën në Ukrainë.Kerry ka thënë se Lavrov ka konfirmuar deklaratën e presidentit Vladimir Putin se Rusia “do të respektojë integritetin territorial të Ukrainës”.Kerry po ashtu ka thënë se i ka bërë thirrje Rusisë që t’iu bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera, në përpjekjet për stabilizimin e Ukrainës dhe të mos ndërmarrë veprime provokuese.Rusia ka thënë se stërvitjet e saj ushtarake përfshijnë rreth 150,000 trupa.