Jeta luksoze e Janukoviç, vetëm për dekorime ka shpenzuar miliona euro

Pasi u shkarkua si President dhe u largua nga vila e tij në Kiev në drejtim të panjohur, ish-presidenti Janukoviç vazhdon te perballet me te tjera probleme. Në vilën e tij luksoze janë gjetur mijëra dokumente, mes të cilave dhe të dhëna të pakëndshme dhe llogari astronomike si dhe lista të gazetarëve, të cilët duhet të ishin nën vëzhgim të vazhdueshëm.Sipas gazetes “Le Monde” bëhet fjalë për më shumë se 20 mijë dokumente, të cilat njerëz të Janukoviç nuk kishin mundësi kohore që t'i zhdukin para ikjes së tij.Mbi 20 gazetarë nga 12 media në Ukrainë, të cilët vendosën që të bashkëpunojnë dhe të ruajnë një pjesë të mirë të arkivës, në vend që t'i nxjerrin lajmet, i kanë mbledhur të gjitha dokumentet, i kanë tharë në saunën e Janukoviçit dhe më pas i kanë klasifikuar dhe analizuar në rezidencë, në një dhomë të mbyllur nga publiku.Sipas ketyre dokumenteve ish-presidenti Janukoviç ka harxhuar mbi 30 milionë euro në vazo ari, 1.6 milionë euro për dekorimin e sallonit për çaj, 7.300 euro për tabelat me emrat e kafshëve në kopshtin e tij zoologjik, ndërsa ka edhe një fletëpagesë prej 8.7 milionë euro kesh.Gazetarët gjithashtu kanë zbuluar se për transfertë të parave në llogari të Janukoviçit janë përdorur kompani fiktive, ndërsa një shumë e madhe është parapaguar.Mes atyre dokumenteve gjenden edhe shumë të dhëna që shërbimet e tij i kanë mbledhur nga gazetarët investigues siç janë të dhënat e tabelave të veturës së gazetares Tatjana Cornovol, të cilën, persona të maskuar e torturuan deri në vdekje në fund të dhjetorit të kaluar, në periferi të Kievit.Ajo është e njohur për tekstet dhe fotografitë e publikuara në media nga jeta luksoze e shumë personaliteteve qeveritare ukrainase.