Forcat ruse “kontrollojnë” aeroportet në Krime
Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, ka deklaruar se ushtarët rusë kanë bllokuar aeroportin Sevastopol të Krimesë, ndërsa forca të tjera ruse janë duke patrulluar në aeroportin e kryeqytetit rajonal, Simferopol. Avakov ka thënë se ky është pushtim ushtarak.Flota Ruse, e cila ka një bazë në Sevastopol, ka mohuar se forcat e saj janë të përfshira në bllokimin e aeroporteve.Parlamenti i Ukrainës, ndërkohë, i ka bërë thirrje Moskës që të ndalojë çdo lëvizje që mund të minojë sovranitetin e vendit.Ai u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Rusisë që të mbështesin integritetin territorial të Ukrainës, në përputhje me memorandimin që kanë nënshkruar më 1994.Parlamenti po ashtu ka sugjeruar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar krizën.