Irani vijon me ekzekutimet, në 48 orë varen në litar 9 persona
Numri i denimeve maksimale ne Iran vazhdon te rritet dita-dites. Gjate 48 orët e fundit në Iran janë ekzekutuar duke u varur 9 persona, 3 prej të cilëve në publik.Sipas informacioneve te agjencive vendase mbi 500 persona, mes të cilëve gra e minorenë, janë ekzekutuar që kur "reformatori" Hassan Rouhani u zgjodh President, në gusht te vitit te kaluar.Qytetaret vendas jane shprehur se nëse dënimi kapital vazhdon të aplikohet, atëherë Presidenti i ri jo vetëm qe nuk e ka lënë pas të kaluarën, por perkundrazi ka rënduar pozitën e Iranit, duke e kthyer ne vendin e parë të botës për dënimet me vdekje.Edhe më herët gjatë vitit autoritetet iraniane ekzekutuan me varje disa të burgosur, të dënuar për vepra të ndryshme penale, por kryesisht për vrasje.Gjithsesi, ekzekutimi i 9 individeve vetëm në dy ditë përbën një rekord edhe për vetë Republikën Islamike, që mesa duket e ka të pamundur të shkeputet nga e kaluara e dhunshme. Gjate muajve ne fundit ne Iran jane organizuar nje sere protestash kunder ekzekutimeve masive.