Situata në Krime, Putin: Nëse na kërkohet, do të ofrojmë mbështetje

Zyra e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Rusia nuk do ta injoroj kërkesën për mbështetje paqeruajtëse të bërë nga Sergei Aksyonov, kryeministër pro-rus i rajonit Krime në Ukrainë.Sot Aksyonon i ka bërë thirrje Putinit për ndihmë. Kryeministri pro-rus i Krimesë, po ashtu, ka shpallur se të gjitha shërbimet ushtarake, policore, kufitare dhe të sigurisë, në Krime duhet tu përgjigjen vetëm urdhërave të tij.Në këtë kaudër ai ka theksuar se komandantët, që nuk pajtohen, duhet të paraqesin dorëheqje.Gjatë ditës së djeshme, persona të armatosur, që mendohet se janë ushtarë rusë, janë vendosur në aeroportet kryesore në Krime.Njëherësh, ka pasur raporte gjatë natës nga e premtja në të shtunën se një aeroplan rus i ka bartur qindra ushtarë të Rusisë në këto kapacitete.Ndërkaq Presidenti, Barack Obama, mund të bojkotojë samitin G8 në Soçi të Rusisë, të paraparë për muajin qershor, nëse ka intervenim të forcave të Rusisë në Ukrainë.Një zyrtar i lartë i administratës së Shteteve të Bashkuara që ka folur në kushte anonimiteti, tha se do të jetë vështirë të shihet se Obama dhe liderët nga Britania, Franca, Italia dhe Gjermania, që janë në mesin e anëtarëve të grupit G8, mund të marrin pjesë në samit, nëse forcat e Rusisë intervenojnë ushtarakisht në gadishullin Krime të Ukrainës.Ky zyrtar, poashtu, ka thënë se administrata Obama po e rishqyrton situatën nëse të vazhdohen bisedimet me Rusinë, për intensifikimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike.