BE heq vizat për Moldavinë

Parlamenti Evropian pritet të nxjerrë një vendim për heqjen e vizave për moldavët në seancën plenare që do të zhvillojë këtë javë në Strasburg.Ky votim, në fakt duhet të bëhej sot por është shtyrë për të enjten pas rekomandimit të komitetit të Parlamentit Evropian për liritë civile, drejtësinë dhe çështjet e brendshme.Nisma për heqjen e vizave Moldavisë ishte lajmëruar gjatë samitit të Partneritetit Lindor që u mbajt në Vilnius gjatë nëntorit.Kjo lëvizje ndërkaq vjen si rezultat i nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilzim-Asocim që Moldavia ka bërë me Bashkimin Evropian.Ligjvënësit evropian kanë thënë se shtatasit e Moldavisë mund të hyjnë pa viza në shtetet e Shengenit nga mesi i muajit maj ose qershor.Kryeministri i Moldavisë, Iurie Leanca tha javën e kaluar se vendosja e një zonë për tregti të lirë me BE-në, është një prej prioriteteve të kabinetit të tij.