Qeveria e re italiane publikon programin e saj
Qeveria e re italiane e drejtuar nga kryeministrit Matteo Renzi do të bëjë publikimin e programit qeveritar në Senat dhe me pas pritet votëbesimi në këtë dhomë të Parlamentit. Ditën e martë do të jetë po e njëjta procedurë, po në Dhomën e Deputetëve.Pas betimit para Presidentit të Republikës Giorgio Napolitano, tani qeveria e re italiane duhet të marrë bekimin edhe të parlamentit. Kabineti i ri qeverisës ka 16 ministra, tetë prej të cilëve gra.Një ditë më parë kryeministri Matteo Renzi në një intervistë për mediat italiane tha se synon të përmbushë objektivat që i ka vënë vetes si dhe të mbajë premtimet e bëra Brenda një kohe të shkurtër.Dy janë objektivat kryesorë, ulja e taksave dhe mbajtja brenda kufijve e shpenzimeve publike. Renzi është i bindur që një qeveri legjislature është ajo që i duhet vendit dhe këmbëngul se nuk e thotë këtë për siguruar aleatët si Qendrën e djathtë apo për të marë votat që i duhen në parlament.Ndër revolucinet e para që do të bëhen nga Renzi është dhe zëvendësimi i drejtorëve të përgjithshëm të ministrive si dhe përgjegjësve të strukturave burokratike. Renzi synon të arrijë objektivin e parë në këtë mënyrë, reduktimin e shpenzimeve publike deri në muajin maj, si dhe uljen e taksave.