Ukrainë, parlamenti zgjedh Presidentin e përkohshëm, pritet qeveria e re

Parlamenti ukrainas ka votuar sot për t’i dorëzuar përkohësisht detyrat e presidentit, kryetarit të parlamentit të Ukrainës Oleksandr Turchinov. Vendimi i së dielës erdhi pas votimit në parlament për shkarkimin e plotë nga posti dhe detyrat të presidentit Viktor Yanukovych, pas tre muajsh protestash masive kundër tij në Kiev.Deputetët po ashtu ka votuar për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Jashtme, Leonid Kozhara, që është aleat i Yanukovych. Turchinov u tha ligjvënësve që deri të martën të nxjerrin një pajtim për formimin e një qeverie të unitetit.Parlamenti ukrainas po ashtu votoi që t’i merret rezidenca presidenciale Yanukovych-it dhe t’i dorëzohet shtetit. Ndërkohë, ende nuk dihet se ku ka shkuar Yanukovych pas largimit të tij të shtunën nga kryeqyteti Kiev.Arsen Avakov, i cili u zgjodh nga parlamenti të shtunën si Ministër i Punëve të Brendshme, konfirmoi se kufitarët kishin parandaluar Yanukovych që të largohet nga shteti përmes aeroportit në qytetin lindor Donetsk.Parlamenti në seancën e sotme votoi edhe për një urdhëresë me të cilën kërkohet arrestimi i Ministrit të të ardhurave dhe taksave Oleksandr Klimenko dhe ish-kryeprokurorit të shtetit Viktor Pshonka.Avakov tha se kanë nisur hetimet për të konfirmuar dyshimet se afro 30 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme kanë qenë të përfshirë në vrasjet dhe dhunën e ushtruar ndaj protestuesve.Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën se nga përleshjet ndërmjet të policisë dhe protestuseve anti-qeveritarë në Kiev, këtë javë, kanë vdekur 82 persona, ndërsa 645 janë plagosur.Lideri i opozitës, Vitali Klitschko, tha të dielën se është e drejtë e protestuesve që të qëndrojnë në rrugë."Mendoj se njerëzit duhet të rrinë në rrugë dhe të mbajnë në kontroll tërë procesin, i cili po zhvillohet në Ukrainë. Secili politikan duhet ta dijë - secila qeveri e ardhshme duhet ta di dhe ta kujtojë – se nëse nisin të bëjnë lojëra të pista, kjo do t’i gjej. Fuqia kryesore – fuqia e popullit – është shumë e rëndësishme. Ukraina i ka dëshmuar tërë botës se po funksionon – se mund të sjell ndryshime”, ka thënë Klitschko.