Merkel e Putin pajtohen për ruajtjen e Ukrainës unike

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti rus Vlladimir Putin janë pajtuar të dielën që të ruhet “integriteti territorial” i Ukrainës.Njoftimin e ka dhënë zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert, sipas të cilit dy liderët kanë thënë se kjo terësi duhet të sigurohet.Merkel ka folur në telefon me presidentin Putin, dhe “të dytë janë pajtuar që Ukraina duhet urgjentisht të ketë një qeveri të aftë për të vepruar, dhe se integriteti territorial i këtij shtetit duhet të ruhet”, ka thënë Seibert.Të shtunë katër rajone të banuara me shumicë ruse, kanë deklaruar padëgjueshmëri ndaj parlamentit qendror, dhe kanë ftuar qeveritë lokale që vet të ruajnë sigurinë, përderisa të mos kthehet rregulli kushtetues në Ukrainë.