Rusi, burgosen 200 aktivistë anti-Putin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2014, 20:58
Policia ruse ka arrestuar në Moskë rreth 200 persona që po protestonin jashtë një gjykate, në përkrahje të tetë të dyshuarve të cilët po gjykohen për rolin e tyre në protestat e majit të vitit 2012.Lideri i opozitës Aleksei Navalny dhe dy anetarë të punk bandit Pussy Riot janë në mesin e të personave të ndaluar nga policia.Demonstratat u bënë në kohën kur gjykata po ju ulte dënimin me burg shtatë të akuzuarve.Ata ishin pjesë e protestës së zhvilluar në Sheshin Bolotnaja, kundër presidentit Vlladimir Putin, e cila përfundoi më pas në përleshje të dhunshme me policinë.Mbështetësit e tyre thonë se akuzat ishin të motivuara politikisht.