Pas Ashtonit, edhe Burns viziton Kievin

Zëvendës-sekretari i Shtetit William Burns pritet të mbwrrijë sot në Kiev.Ai është zyrtari më i lartë amerikan i cili viziton këtë shtet që kur asistentja e sekretarit të shtetit Victoria Nuland ishte në Ukrainë në dhjetor për të takuar protestuesit anti-qeveritar.Washingtoni thotë se Burns do të bëjë thirrje për formimin e shpejtë të një qeverie të unitetit, e të nisin më pas urgjentisht reformat politike dhe ekonomike.Shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton ka nisur të hënën në Kiev turneun e saj dyditor.Po ashtu edhe Sekretari i Jashtëm britanik William Hague bëri të ditur se “së shpejti” do të zhvillojë një vizitë në Kiev.Secili prej tyre ka shprehur shqetësimet për sistemin e brishtë financiar ukrainas dhe nevojën urgjente për ndihmë ndërkombëtare.Të hënën ndërkaq, Ukraina ka lëshuar një urdhërarrest për Viktor Yanukovych, presidentin e përmbysur pro-rus i cili është zhdukur prej tre ditësh. Ai akuzohet për “vrasje masive”.Kievi po ashtu ka bërë thirrje të hënën për 35 miliarda dollarë në ndihma ndërkombëtare, ndërsa Moska e ka quajtur udhëheqjen e re të Ukrainës si jolegjitime.Ndërkohë, po sot është edhe afati që presidenti në detyrë, i ka vënë parlamentit për të formuar qeverinë e unitetit.