Merkel takon sot Netanyahun, në axhendë Irani nuklear
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2014, 08:00
Përpjekjet ndërkombëtare për të kontrolluar programin nuklear të Iranit, është në krye të axhendës të kancelares gjermane Angela Merkel, gjatë takimeve që do të zhvillojë sot në Jerusalem me kryeministrin Benjamin Netanyahu.Merkel ka mbërritur të hënën në Jerusalem për një vizitë dy ditore.Me të mbërritur në Jerusalem ajo i tha gazetarëve se Gjermania po punon për të siguruar të ardhmen e Izraelit.Netanyahu i cili i qëndroi afër në këtë konference për gazetarët tha se dëshiron të bisedojë me kancelaren Merkel për mënyrat se si të pengohet Irani që të zhvillojë aftësitë për të ndërtuar armë nukleare.Një ditë më parë kryeministri izraelit i tha kabinetit të tij se Gjermania dhe pesë fuqitë e tjera botërore, të cilat po negociojnë me Teheranin, duhet të kenë një qëndrim më të rreptë ndaj Iranit për t’u siguruar se Irani nuk mundet të prodhojë armë nukleare.Merkel dhe Netanyahu po ashtu pritet të diskutojnë me palën palestineze edhe bisedimet paqësore të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara.Gjermania kundërshton ndërtimin e kolonive izraelite në tokën e okupuar palestineze.