Menaxhimi i dobët shkak për rrjedhjet në Fukushima

Rregullatori nuklear i Japonisë ka deklaruar se rrjedhjet toksike nga centrali bërthamor Fukushima në ujërat e oqeanit është bërë si pasojë e një menaxhimi të dobët, raportojnë mediat lokale.Operatori i këtyre centraleve, Kompania Energjetike e Tokios (TEPCO), është kritikuar për menaxhim të pamjaftueshëm të krizës, pasi kanë rrjedhur mbi 100 tonë ujë toksik që përmbanin nivel të lartë të materialit radioaktiv.Rrjedhja thuhet se ndodhur nga tanket e centralit bërthamor Fukushima Daiichi javën e shkuar.Zyrtarët e TEPCO-së pranuan se punëtorët e tyre në dhomën kontrolluese, nuk kanë reaguar me kohë, prandaj edhe është shkaktuar kjo rrjedhje.Kjo është rrjedhja e dytë e madhe e ujërave toksike nga Fukushima. Në gusht të vitit të kaluar rreth 300 tonë ujëra toksike u derdhën në oqean. Fukushima u dëmtua pas tërmetit dhe tsunamit që pasoi në mars të vitit 2011.