Ukrainë, Oleksandr Turchynov zgjidhet president i përkohshëm
Një politikan i lartë i opozitës në Ukrainë ka marrë postin e presidentit të përkohshëm më pak se një ditë pasi ish udhëheqësi Victor Yanukovych u shkarkua nga detyra.Kryetari i parlamentit Oleksandr Turchynov, një aleat i vjetër i udhëheqësit të opozitës dhe ish kryeministres Yulia Tymoshenko, u emërua në këtë post pas një votimi në parlament të dielën.Zonja Tymoshenko, e cila u lirua nga burgu tha në një deklaratë se nuk dëshironte të kandidonte për këtë post.Ndërkohë vendndodhja e presidentit të përmbysur Viktor Yanukovych nuk dihet, një ditë pasi ai u largua nga Kievi për në lindje të vendit, atje ku ka edhe bazën e tij mbështetëse.Udhëheqësi i partisë së opozitës Vitali Klitschko ka deklaruar se ish presidenti i përmbysur duhet të mbajë përgjegjësi të plota për dhunën vdekjeprurëse në Ukrainë.