Aeroplanët pakistanez vrasin 15 militant në Vaziristanin Verior

Ushtria pakistaneze kanë ndërmarrë sulme të reja ajrore në rajonin e Vaziristanit Verior të martën, ndërsa ka vrarë të paktën 15 militant të dyshuar.Sulmet e fundit kanë ndodhur në Luginën Shaval dhe Dattakhel të Vaziristanit Verior, ku militantët thuhet se kanë komplekset e tyre të trajnimit.Aeroplanët ushtarak pakistanez kanë nisur sulmet e tyre prej se u pezulluan bisedimevet paqësore të qeverisë me kryengritësit taleban, në fillim të këtij muaji.Banorët e Vaziristanit Verior janë duke u shpërngulur nga ky rajon ditëve të fundit, nga frika e përshkallëzimit të situatës, pasi ushtria mund të ndërmarrë edhe një ofensivë me këmbësori, lajmërojnë mediat pakistaneze.Shumë familje që janë zhvendosur nga ky rajon, janë strehuar në zonat më pak problematike si në Bannu, Kohat dhe qytetin Peshavar.