Aeroplanët izraelit sulmojnë kufirin libanezo-sirian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2014, 08:15
Mediat ndërkombëtare raportojnë se aeroplanët izraelit kanë sulmuar pjesë të Libanit lindor në afërsi të kufirit me Sirinë.Zyrtarët libanez të sigurisë citohen të kenë thënë se shënjestër e sulmeve ishin “bazat raketore” të Hezbollahut që besohet se gjendeshin në zonën malore në kufi me Sirinë.Forcat e armatosura izraelite nuk kanë komentuar zyrtarisht këto pohime.Mirëpo, jozyrtarisht burimet ushtarake u kanë thënë mediave ndërkombëtare se ka pasur “aktivitet të pazakonshëm të forcave ajrore” në atë zonë, dhe se shënjestër kanë qenë disa kamionë që po transportonin armatim për luftëtarët e Hezbollahut në Siri.Kufiri lindor i Libanit përdorët shpesh për kontrabandë.Aeroplanët izraelit kanë sulmuar këtë zonë disa herë në dy vitet e fundit.