Protesta në Venezuelë, 8 viktima
Të tjera përplasje janë regjistruar në Venezuelë në protestat pro dhe kundër qeverisë. Inflacioni i lartë dhe krimi i kanë ushqyer protestat, në një kohë kur qeveria vazhdon të akuzojë SHBA.Grupet pro dhe kundër qeverisë akuzojnë njëri-tjetrin se përdorin dhunë. Të paktën tetë vetë kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur në dhunën e lidhur me protestat.Dhjetra mijëra vetë dolën në qytet në demonstratën më të madhe deri tani kundër qeverisë së Maduros, që prej 10 muajsh në pushtet.Ajo filloi me një demonstratë të madhe antiqeveritare në 12 shkurt, kundër mungesës së veprimit të qeverisë përballë krimit e inflacionit.Sekretari amerikan i shtetit John Kerry e kritikoi qeverinë e Venezuelës se u është përgjigjur me dhunë demonstruesve, ka futur në burg studentë, ka kufizuar lirinë e shprehjes dhe të mbledhjes dhe ka ndaluar të punojnë reporterë të CNN-it.Autoritetet kanë akuzuar liderin e opozitës Lopez se ka frymëzuar dhunën. Atë e kanë burgosur me akuzat e nxitjes, duke shkaktuar zemërim te mbështetësit e tij dhe kritika në botë.