Sulmohet spitali në kufirin Siri-Turqi, 15 të vdekur dhe 65 të plagosur

Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe 65 të tjerë janë lënduar të dielën nga sulmi në një spital fushor në Siri.Sipas mediave ndërkombëtare, sulmi ka ndodhur në një spital fushor që gjendet në afërsi të kufirit siriano-turk.Shpërthimi i një makine bombë, thuhet se ka shkatërruar pothuajse tërësisht këtë spital të improvizuar.“Të vrarët dhe të plagosurit janë kryesisht pacientë dhe personel mjekësor të këtij spitali fushor”, ka thënë një aktivist sirian.Mjekët e këtij spitali, kanë akuzuar grupet xhihadiste që janë pjesë e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL), se qëndrojnë prapa këtij shpërthimi, raporton televizioni Al Arabiya.Një shpërthim i njëjtë ka ndodhur të premten në një kampin e refugjatëve sirian që gjendet në kufi me Turqinë, ku humbën jetën 20 njerëz.