Shërbimi urban në Berat, qytetarët: Mjetet pa higjenë, nuk respektojnë orarin

Pavaresisht se eshte nje qytet i vogel dhe rruget e tij mund te pershkohen ne kohe te shkurter nga automjetet, serish nje qytetari ne Berat i duhet te presi deri 30 minuta mberritjen e urbanit qe kryen transportin publik ne qytet.Si te mos mjaftoje numri i ulet i mjeteve edhe gjendja e tyre le mjaft per te deshiruar, pasi prej vitesh Bashkia e cila ka ne administrim kete sherbim, nuk ka investuar.Qytetaret shprehen se mberritja e mjeteve te transportit publik ne stacione nuk kryhet sipas nje orari te caktuar, ndersa perballen çdo dite me kushte higjenike aspak normale qe ky sherbim ofron.Berati mund te konisderohet se nje prej qyteteve qe ka me pak autobuze ne dispozicon te banoreve,te cilet perballen çdo dite me veshtiresite qe vine pikerisht nga sherbimi.