Parlamenti Europian miratoi Rezolutën për Maqedoninë

Parlamenti Evropian me 486 vota për, 55 kundër dhe 29 të përmbajtur e miratoi rezolutën për përparim të Maqedonisë në vitin 2013, të propozuar nga eurodeputeti britanik Riçard Hovit.Përmes kësaj rezolute edhe njëherë i bëhet thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian të konfirmojë pa anulim datën për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE.Në rezolutë nënvizohet se problemet dypalëshe nuk duhet të jenë pengesë për fillimin e bisedimeve, edhe pse ato duhet të zgjidhen para fundit të procesit për anëtarësim.Raportet dypalëshe dhe të mira fqinjësore sipas tekstit të propozuar duhet të jenë në frymë konstruktive duke mbajtur llogari për parimet e KB-së dhe të BE-së.Parlamenti Evropian vlerëson se mosdhënia e datës për Maqedoninë për nisjen e negociatave rrit frustracionin tek opinioni i brendshëm i këtij vendi si dhe e shpien vendin drejt një qorrsokaku, që rrezikon të shkaktojë probleme dhe tensione në vend.Greqisë i bëhet thirrje që ta shfrytëzojë kryesimin e saj me BE-në për t'i dhënë nxitje të re procesit të integrimit dhe krijimin e një ambienti pozitiv për zgjidhjen e dallimeve dypalëshe në frymën e vlerave evropiane.Parlamenti Evropian vlerëson se Greqia duhet të shfrytëzojë pozicionin e saj udhëheqës që të përpilojë iniciativa që kanë për qëllim daljen nga qorrsokaku aktual i negociatave për gjetjen e zgjidhjes.Nga ana tjetër, kërkohet që Shkupi të vazhdojë me reformat dhe t'i japë fund politikave dhe praktikave që mund të paraqesin pengesë për të ardhmen e saj evropiane.PE-ja nënvizon se nëse vazhdohet me anulimin e datës për nisjen e negociatave për anëtarësim atëherë kjo situatë do të jetë e paparashikueshme dhe me një kosto të lartë sa i përket stabilitetit të brendshëm dhe atij rajonal.Në rezolutë insistohet se të gjitha vendet kandidate duhet që të trajtohen sipas meritave. PE-ja konsideron se kriteret nga Kopenhaga janë mjaft të përmbushura që vendi t'i fillojë negociatat.Në Rezolutë janë përmendur edhe raportet me Bullgarinë, ku janë vlerësuar takimet dypalëshe për shqyrtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me historinë, popullsinë dhe respektimin e ndërsjellët. Një sferë e ndjeshme janë edhe liria e shprehjes dhe mediat, ku janë shprehur shqetësime, për mungesën e lirisë së medias dhe dënimi i gazetarëve.Në rezolutë mes të tjerash shprehen ankesa për mungesën e arsimit të integruar dhe bën thirrje për mënjanim të stereotipeve, ndarjeve etnike dhe promovimit të inkuadrimit dygjuhësor në bazë të paobligueshme, dënohen të gjitha llojet e ultranacionalizmit.