Austria mund të shtojë trupat e saj në Kosovë

Ministri austriak i mbrojtjes Gerald Klug ka thënë se Vjena zyrtare është duke e analizuar mundësinë e shtimit të numrit të paqeruajtësve në misionin e NATO-së në Kosovë.Sipas tij, ky vendim mund të merret para fundit të këtij muaji.“Është e mundur të rritet numri për 100 ose 130 paqeruajtës”, citohet të ketë thënë Klug, nga mediat serbe.Austria është një prej shteteve jo-anëtare të NATO-së, që kanë kontingjentin më të madh ushtarak në KFOR.Sipas Klug, Austria i kushton rëndësi të madhe sigurisë në rajon, ndërsa paralajmëroi se Vjena zyrtare është duke analizuar edhe pjesëmarrjen në misioin paqeruajtës në Republikën Qendrore Afrikane.