Lindsay Lohan: jam single dhe quan një mama te dyte Oprah Winfrey
Kohët e fundit këngëtarja dhe aktorja Lindsay Lohan është përfolur shumë nga mediat për jetën e saj personale. Janë perhapur fjalë të ndryshme se këngëtarja ka nisur neje romancë me nje model 23 vjecar të quajtur Christian pasi me ktë të fundit ajo është parë të shoqërohet shpesh. Më pas janë publikuar fotografi të ndryshme ku aktorja vihet re në nje gjende të dehur , duke e ndihmuar miqtë e saj të ecte për shkak të marramendjeve. Pasi këto foto jo pak herë kanë bërë xhiron e bootës nje pjesë e mirë e fnsave dhe mbështetësve të saj kanë dal në perfundimin se qendra e rehabilitmit ku ajo qëndroi për 3 muaj nuk e ka ndihmuar për te hequr dorë nga zakonet e vjetra.Por 27 vjecarja ka siguruar se gjithcka e thënë më lartë nuk është e vërtete. Këngëtarja sapo ka dhënë nje intervistë për moderatorët Kyle and Jackie O dhe ka shpejguar :"Unë nuk kam një të dashur. Kjo është e vërteta që po e konfirmoj unë." Vazja e Michael Lohan , sapo mohoi romancën e supozuar me Christian Williams 23 vjecarin model, të cilin siguroi se e kishte vetëm nje mik dhe asgjë më tepër. Një vëmendje të vecantë Lindsay i kushtoi dhe fjalëve që janë përhapur lidhur me konsumin e alkolit dhe akuzave të shumta që i janë bërë nga mediat e shkruara."Unë nuk konsumoj më alkol. Por kjo nuk do të thotë se unë nuk duhet të dal , të festoj dhe të zbavitem me miqtë e mi. Fakti se unë kam ndryshuar nuk do të thotë se miqtë e mi duhet të ndryshojnë, nuk pres që ata të mos konsumojnë alkol. " U shpreh ajo. Lindsay gjithashtu pranoi se moderatorja me fame botërore Oprah Winfrey është shembulli perfekt për të . Ajo tha :"Oprah është modeli që unë kam vendosur të ndjek. Ajo është nëna ime e dytë." [gallery link="file" columns="9"]