2 ministra maqedonas në Tiranë: Projekti Radika s`bëhet nëse ka zëra kundër

Edhe pse nga foltorja e parlamentit kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, përcolli siguri para qytetarëve se nuk ka projekt për devijimin e lumit Radika, për ta përforcuar këtë ai është takuar sot me dy ministrat e Maqedonisë, atij të ekonomisë Valon Saraçinin dhe atë të Mjedisit e Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi.Në një postim në faqen e tij të Facebook, kryeministri Rama shkruan: “Lumi Radika shumë zhurmë për asgjë” duke theksuar se nëse do të ketë një projekt ai do të gjykohet nga vetë shqiptarët .“Sot me dy ministra shqiptarë të qeverisë së Maqedonisë për të rinënvizuar njëzëri se burimet natyrore të shqiptarëve as nuk mund të cënohen në mënyrë të njëanshme dhe as mund të negociohen në dëm të Shqipërisë. Nëse do të ketë projekt ai do të gjykohet nga shqiptarët me përgjegjësi të plotë kombëtare dhe në respekt të plotë të marrëveshjeve ndërkombëtare. Zhurmë e kotë pseudopatriotike me synime politike për një problem që nuk ekziston!” shkruan Rama.Ndërkohë pas takimit me kryeministrin Rama dy ministrat e Maqedonisë Saraçini dhe Ademi së bashku me Ministrat Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati dhe Lefter Koka kanë dalë në një konferencë për shtyp ku njëzëri kanë deklaruar se nuk ka asnjë projekt për devijimin e lumit Radika.Në fjalën e tij, ministri i jashtëm Ditmir Bushati e ka cilësur debatin për devijimin e Radikës një spekulim ndërsa ka garantuar shqiptarët se qeveria do të mbrojë deri në fund integritetin dhe interesat e kombi shqiptar."Ujërat ndërkufitare duhet të shfrytëzohen në mënyrë të arsyeshme dhe  të barabartë, duke marrë në konsideratë aktivitetinndërkufitar. Pala shqiptare i diskuton këto në frymën e së drejtës ndërkombëtare dhe frymën e marrëveshjeve dypalëshe.  Qeveria jonë ka bazë të plotë të të drejtave që rregullojne këto çështje. Garantoj opinionin publik se kjo qeveri do të mbrojë deri në ditën e fundit dinjitetin, sovranitetin territorial dhe gjithë interesat e kombit shqiptar” tha Bushati.Ndërkohë edhe dy ministrat e Maqedonisë Valon Saraçini dhe Abdilaqim Ademi kanë deklaruar se nuk ka asnjë projekt konkret për këtë çështje shumë të debatuar."Jemi për të informuar kryeministrin dhe ministrat e opinionin rreth temës shumë aktuale.  Jemi për të sqaruar se kjo ide e vjetër në letër sot për sot nuk ka një projekt të caktuar dhe një studim të përfunduar dhe nuk mund të trajtohet dhe nuk mudn të ketë shqetësim as për opinionin dhe as institucionet. Jo vetëm qeveria e Maqedonisë por çdo vend kur ka një ide të tillë është e detyruar të thërrasë dhe vendet fqinje.  Projekti ideor nëse evnetualisht do të zhvillohej më tujtje do të kishte impkt edhe Kosova,Shqipëria , Maqedonia dhe Greqia.  Ne si vend dhe si qeveri nuk do të marrin asnjë vendim pa konsultimin me qeveritë e vendeve fqinje e në radhë të parë pa ndjekur procedurat që kërkohen” tha ministri  Ademi.Gjiknuri:  S`duhet t`u lihet vend spekulimeveMinistri i Energjitikës, Damian Gjiknuri ka deklaruar se nuk duhet t`u lihet vend spekulimeve politike sa i përket kësaj çështjeje.Jemi në fazën e një projekti që nuk është miratuar në projekt. Siguroj publikun që Ministria e Energjetikës si pjesë e çdo strukture shtetërore, do të jetë e gatshme të vlerësojë impaktet e mëpasme që mund të lindin për territorin e Shqipërisë dhe burimet energjitike. Siguroj shqiptarët që përgjigjet gjenden te tradita e rregullimit të ujërave dhe marrëveshjet që rregullojnë këtë. Shqipëria duhet të mos cënojë sigurinë energjitike dhe të hapë kontradikta që gjërat të jenë të qarta dhe mos u lihet vend spekullimeve. Qeveria shqiptare tregoi interes se çfarë problemi mund të ketë në të ardhmen. Spekullimi politik është i pastër e gjithkush e kupton” tha ai.