Siguria në Rrugën e Kombit, forumet kërkojnë dhënien e saj me konçension
Forumet e sigurisë rrugore të Kosovës dhe Shqipërisë, i kanë kërkuar qeverisë shqiptare që të ndërmarë hapat konkret për dhënien me konçension të Rrugës së Kombit, me qëllim ndërhyrjen në të per plotësimin e 7 urave të papërfunduara, vendosjen e sinjalistikës rrugore, si dhe ndërtimin e mbi dhe nënkalimeve.Kjo kerkese eshte konsideruar si nje mundesi per uljen e numrit te aksidenteve automobilistike, te cilat kanë ndodhur në këtë aks, ku vetëm gjatë vitit 2013, 10 persona kane humbur jeten e shume te tjere kane mbetur te plagosur.Ne takimin e zhvilluar ne Morine, drejtuesit e këtyre forumeve jane mbështetur edhe nga banorët e zonave,ku edhe ata kane kerkuar nderhyrje.Sipas ekspertëve, pjesa më problematike e autostradës nis nga ura e Drinit në afërsi të Kukësit, deri në Morinë, ku mungojnë tërësisht 7 urat e dubluara, sinjalistika rrugore, janë vjedhur trafikndarëset, dëmtuar rrjetat anësore të skarpatave etj.Këshillat e sigurisë rrugore të të dyja vëndeve i kanë kërkuar gjithashtu qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, hartimin e një strategjie edhe per mbledhjen e të ardhurave nga taksat, që mund të vilen nga përdoruesit e Rrugës së Kombit, me qëllim që kjo rrugë të kthehet në standardet ndërkombëtare.