Suedia lehtëson lejet e qendrimit, vendimi për fëmijët: Janë në kushte skandaloze
Suedia synon të rrisë numrin e lejeve të qëndrimit për fëmijë. Në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Drejtësisë te Suedisë mes të tjerash thuhet: “Dispozitat në Ligjin për të Huajt mbi lejeqëndrimin për shkak të rrethanave jashtëzakonisht të dhimbshme do të rregullohen në mënyrë që fëmijve t'u jepet lejeqëndrimi nëse rrethanat janë posaçërisht shqetësuese”.Kështu është shkruar në propozimin që u dërgua sot për konsultim të mëtejshëm dhe debat gjithëpërfshirës. Qëllimi i këtij propozimi është që të ngritet më lart e ardhmja e të drejtave të fëmijve dhe për të siguruar më të mirën për çdo fëmijë në nevojë. Ndryshimet synojnë të lehtësojnë dhe të bëjnë të mundur që sa më shumë fëmijë të përfitojnë dhe të pajisen me leje qëndrimit.Ndryshimet pritet të hyjnë në fuqi me 1 korrik 2014. Projektligji i propozuar është rezultat i marrëveshjes mes Qeverisë aktuale suedeze dhe Partisë Ekologjike të Blertë në kuadrin e bashkëpunimit në fushë të politikave për emigracionin. I pyetur ne lidhje me lajmin e bujshem, Ministri Tobias Billstrom tha:"Nuk kemi pse te spekullojme me numra se sa femije perfitojne me saktesi, por ligji do te mundesoje qendrimin e shume femijeve dhe familjeve te cilat kane emigruar per arsye te renda duke patur dhe femije me vete".Pyetjes se gazetareve se kush dhe si percaktohen perfituesit dhe shkaqet. Ministri Billstrom iu pergjigj: “Oficeret e emigracioni shqyrtojne çdo rast si te vecante. Por ketu do veçoja semundjet e renda te femijeve,mbrojtja e jetes se femijeve kur autoritet vendase nuk ua sigurojne dot ate”.Femijet te cilet kane apeluar vendimet e meparshme do tu shqyrtohet me hollesisht çeshtja dhe do u jepen me shume shance. Ajo çfare eshte vertete e rendesishme eshte se nga 1 korriku shume me shume femije do te kene mundesi te qendrojne ne Suedi.